1
 
 
 Gripi, ç’është dhe si të mbrohemi 

Gripi, ç’është dhe si të mbrohemi

Përgatiti: Dr. Valbona Stavileci

 

Gjatë periudhës nga Tetori deri në Maj, gjendjet gripoze janë më të shpeshta. Gripi është sëmundje ngjitëse prandaj edhe shkalla e këtyre infeksioneve është më e lartë tek fëmijët.
Shenjat e sëmundjes mund të jenë nga një flamë e lehtë deri në një  sëmundje shumë e rëndë me përfundime fatale.
Shenjat e sëmundjes mund të zgjasin nga disa ditë, deri në më  shumë se një javë. Në rastet më të lehta shenjat janë ethe, kollë, tharje të  fytit, rrjedhje e hundëve, nxënje e hundëve, dridhje të trupit, kokëdhimbje, dhimbje të muskujve dhe plogështi. disa fëmijë mund të kenë barkqitje apo vjellje. Mund të ndërlikohet edhe me ndezje të  mushkërive, ndezje të  veshit dhe sinusëve paranazal. Tek fëmijët të cilët kanë edhe ndonjë sëmundje tjetër kronike, shenjat e sëmundjes janë  shumë më të rënda dhe mund të manifestojnë këto ndërlikime.
Nëse shenjat e sëmundjes dhe temperatura zgjasin më shumë se tri ditë pa tendencë të  përmirësimit atëherë konsiderojmë se është zhvilluar infeksion me formë më të qëndrueshme të  virusit apo edhe ndërlikim dytësor me bakterie. 
Shenjat e gripit të komplikuar janë: frymëzënie, mavijosje, kollë me sekret të përgjakur, dhëmbje e gjoksit, hipotension, konvulsione, humbje e vetëdijës, përgjumje e shprehur, humbje e lëngjeve.
  


Mbrojtja nga sëmundja 
 
Mënyra më  e mirë të mbrohemi nga gripi është vaksinimi. Kemi dy lloje vaksinash: e vdekur që jepet si injeksion dhe e gjallë e dobësuar që jepet si sprej nasal.
Fëmijët me sëmundje kronike (astma, diabeti, sëmundje të zemrës, sëmundje të  veshkave) që janë të  rrezikuar nga ndërklikimet serioze të gripit rekomandohet të marrin çdo vit vaksinën e gripit. Gjithashtu mund ta marrin fëmijët nga mosha 6 muajshe deri në 19 vjet.  
Vaksinën nuk duhet ta marrin fëmijët më të vegjël se 6 muajsh, fëmijët që kanë alergji dhe fëmijët tashmë të sëmurë. Në këto raste rekomandohet vaksinimi i kujdestraëve të  tyre që të pengohet kontakti me virusin e gripit.
 
Veprime tjera që duhet të ndërmarrim për t’u mbrojtur

• Të mbulojmë me faculetë letre gojën dhe hundën sa herë që teshtijmë dhe kollitemi. Dhe menjëherë pastaj ta hudhim atë faculetë.
• Të lajmë duart me ujë me sapun sa më shpesh. Mund të përdorim edhe dezinfektues me bazë alkooli për duar.
• Sa më pak të prekim me duar sytë, gojën dhe hundën.
• Irigim (shpërlarje) e hundëve dhe fytit me ujë pas çdo kontakti me persona të sëmurë nga gripi.
• T’i shmangemi kontakteve të afërta me njerëz të sëmurë.
• Nëse sëmuhemi rekomandohet që të pushojmë në shtëpi deri në 24 orë pasi na është larguar temperatura e lartë (>37.8 *C)  dhe nëse temperatura mungon edhe pa veprim të barnave kundër temperaturës.
• Mos takoni miq deri sa jeni të sëmurë, që të mos përhapni sëmundjen.

Mbrojtja medikamentoze më e përdorur është me barna që ulin temperaturën, ndalin dhimbjet e trupit, lehtësojnë kollën. Kujdes! Aspirina nuk duhet përdorur tek fëmijët më të vegjël se 18 vjeç.
Barnat kundër viruseve mund të  përdoren në mënyrë që të shkurtojnë kohën e sëmundjes, ta kalojmë sëmundjen më lehtë apo edhe t’i pengojmë ndërlikimet. Këto medikamente, që të kenë efikasitet, duhet të përdoren brenda dy ditëve të para të  infeksionit. Meqenëse kanë edhe efektet e tyre dytësore këto rekomandohen vetëm për rastet e të sëmurëve shumë të rëndë, të hospitalizuar dhe të sëmurëve me sëmundje kronike të rënda.
Rekomandohet të pijmë sa më shumë fluide në mënyrë që të pengojmë dehidrimin (ujë, supa me lëngë mishi, pije sportive, pije me elektrolite për infantë).
Enët që i përdorim të pastrohen mirë.
Pasi t’i përdorim faculetat, duhet të hedhen dhe duart duhet të pastrohen mirë me ujë me sapun.

Kur duhet të kërkoni ndihmën emergjente

• Nëse fëmija i juaj ka frymëmarrje të shpejtuar apo vështirësi me frymëmarrje.
• Lëkurë të zbehtë apo hirtë.
• Nuk konsumon mjaft fluide.
• Ka vjellje të shumta dhe të vazhdueshme.
• Nuk ngrihet nga shtrati apo nuk është interaktiv.
• Është shumë i shqetësuar aq sa nuk dëshiron as të mbahet në dorë.
• Shenjat e gripit fillojnë të përmirësohen por prap përsëriten me temperaturë dhe me kollë më të përkeqësuar.

Te fëmijët më të rritur

• Vështirësi në  frymëmarrje dhe frymarrje e shkurtuar.
• Dhimbje dhe tendosje në gjoks apo në bark.
• Ndenjë e mundimit (nauze) të papritur.
• Konfuzion.
• Vjellje e rëndë dhe perzistente.
• Shenjat e gripit përmisohen por prap përsëriten me temperaturë të lartë dhe kollitje më të  përkeqësuar.

 

  


 
 

Këshilla

   Periudha e vizitave te rregullta shëndëtesore

     Për mirëqenien e plotë të fëmijës suaj, rekomandohen vizitat e rregullta tek mjeku pediatër...

   Ushqimi që duhet konsumuar gjatë barkqitjeve

     Ushqim dietal duhet dhënë gjatë kohës kur ka jashtëqitje të holla. Dhe ushqim i kontrolluar edhe dy ditët tjera pas ndërprerjes së jashtëqitjeve të holla...

   Gripi, ç’është dhe si të mbrohemi

     Gjatë periudhës nga Tetori deri në Maj, gjendjet gripoze janë më të shpeshta. Gripi është sëmundje ngjitëse prandaj edhe shkalla e këtyre infeksioneve është më e lartë tek fëmijët...

   Jashtëqitjet e holla tek fëmijët e vegjël

     Reduktim i lengjeve të ëmbla – të blera, sidomos jo ato që përmbajnë...

   Informator për prindërit mbi Sindromën Nefrotike

     Qëllimi kryesor i menagjimit të sindromit nefrotik është zëvendësohen humbjet e proteinave...

0
 
  Rritu.com © 2010  
   Adresa: Mati I - Bregu i Diellit -   Prishtinë Kontakto   |   Lokacioni   |   Këshilla Dizajnuar nga ATI-KOS